Komisioni për Azil Politik në Greqi refuzoi kërkesën për azil politik e 3 ushtarëve prej 8 puçistëve të cilët pas pjesëmarrjes në tentativën për grusht shteti të Organizatës terroriste FETO kanë ikur në Greqi dhe atje kanë kërkuar azil politik, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat greke, 5 ushtarët e tjerë puçistë brenda javës së ardhshme përsëri do të merren në pyetje dhe se do të vlerësohet kërkesa e tyre për azil politik. Njoftohet se në rast të mospranimit të kërkesës për azil të puçistëve, ata mund të ankohen në një komision më të lartë dhe në gjykatat greke.
Ndërkohë 8 ushtarët të cilët pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, me helikopter ushtarak të modelit Sikorsky kishin zbritur në Aeroportin Aleksandropoli në Greqi, ku iu kishin hequr emblemat nga uniforma ushtarake. Ushtarët të cilët kishin marrë pjesë në tentativën për grusht shteti nga Greqia kishin kërkuar azil politik.