I lindur në Alepo të Sirisë Burhanudin Shishmani është kthyer në Kosovë përderisa shumë Kosovar marrin rrugën që të iu bashkohen luftëtareve në Siri.
Shishmani duke ndjerë rrezikun dhe duke parë shkatërrimin e vendit të tij, ai vendosi të largohej nga Siria ku kishte jetuar 17 vite.
Ai ka një arsye pse nuk qëndroi në vendin e tij dhe nuk luftoi si shumë Sirian.
Burhanudini pasi që vendosi të largohej nga Siria së bashku me nënën ,babin dhe 3 vëllezërit e tij ai nuk i kishte dyert e hapura në shumë vende të Evropës, siç thotë ai, ishin shkaktarët politik ia pamundësuan, me faktin që ky kishte shtetësi Siriane.
Por pse zgjedh ai pikërisht Kosovën dhe cilat janë lidhjet e tij me Kosovën tregon vet Shishmani.
Burhanudini tha se ka përfituar shumë gjatë qëndrimit për studime në Kosovë, në radhë të parë ai ka mësuar një gjuhë të re, gjuhën shqipe.
Për më shumë ndiqeni kronikën: