Refugjatët afganë të pakënaqur nga jetesa në hotele: Duam të kthehemi në shtëpi

Refugjatët afganë që u larguan nga talebanët kanë shprehur pakënaqësi nga kushtet e këqija me të cilat po përballen në Mbretërinë e Bashkuar.

Mungesa e strehimit ka bërë që shumë familje afgane të kenë ngecur në hotele dhe zyrtarët thonë se kjo mund të vazhdojë për disa muaj deri sa të gjenden shtëpi të përshtatshme.

Boris Johnson nisi Operacionin “Mirëseardhja e Ngrohtë”, në fund të gushtit, por programi i zhvendosjes së afganëve ka parë që disa refugjatë do të preferonin të riktheheshin në shtëpi.

Programi u përcaktua për 7,000 afganë për të “rindërtuar jetën e tyre, për të gjetur punë, për të ndjekur arsimin dhe për t’u integruar në komunitetet lokale”.

Tani disa nga refugjatët poshprehen se “nuk mund ta durojnë më këtë”.

Një mjek tha për The Guardian: “Kam pasur disa pacientë që më thonë se duan të shkojnë në shtëpi.

Një 67 vjeçar vazhdoi duke thënë:” Nuk mund ta duroj më këtë. Më duhet të dal nga kjo dhomë (hoteli).

Ndërsa një tjetër shtoi: “Unë thjesht dua lirinë time nga hoteli.’ /tiranapost