Ballina Lajmet Kosovë Reforma zgjedhore: Thaçi propozon ulje pragu

Reforma zgjedhore: Thaçi propozon ulje pragu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka thënë se reforma zgjedhore mund të reflektohet edhe në ndryshimin e pragut zgjedhor, që tani është në kuotën e pesë për qind.

Ai ka deklaruar se mund të ketë lëvizje edhe në sistemin zgjedhor, pra kalimi nga një zonë zgjedhore në disa të tilla, por se ky do të ishte proces jo i lehtë për shkak se duhen ndryshime kushtetuese, njofton Klan Kosova.

“Përkrahësit e sistemit të një zone zgjedhore thonë se agjendat shtetërore kanë pozicion qëndror. Argument tjetër në favor të tij është edhe thjeshtësia e këtij sistemi. Nuk ka dyshim se cilësia e përfaqësimit në një zonë zgjedhore është sfidë që duhet marrë me seriozitet. Mos të harrojmë që kalimi nga një zonë zgjedhore në shumë zona kërkon amandamentim të kushtetutës”.

Presidenti ka folur edhe për listat zgjedhore, për të cilat ka thënë se duhet të mbetetn të hapura.

“Kosova duhet të ketë sistem zgjedhor që aplikon listat zgjedhore të hapura. Vlerësoj se duhet të shtrohet diskutimi në rrafshin e zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale. Sa i përket këtyre të fundit kërkohen ndryshime ligjore dhe jo amandamentime kushtetuese”.

“Sa i përket pragut zgjedhor është diskutuar që ai të mbetet në 5 për qind, apo të ndryshojë në përputhshmëri me vullnetin e partive politike. Pragu sic është i favorizon partitë më të mëdha, ndërsa ulja e tij do t’u mundësonte partive më të vogla që të fokusohen në zona zgjedhore”.

Për sa i përket numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Thaci ka thënë se numri i tyre mund të ulet, apo të shtohen edhe dy deputetë të pakicave, njofton Klan Kosova.

“Është edhe mundësia e zvogëlimit të numrit të deputetëve nga 120, në 100, apo edhe më pak. Por ky duhet të jetë vullnet i partive politike. Natyrisht gjithmonë duke ruajtur fuqinë politike të tyre. Tjetër opsion është shtimi edhe i dy deputetëve të komuniteteve tjera, gjithmonë duke ruajtur fuqinë e shqiptarëve në Kuvendin e Kosovës”.

Exit mobile version