Reflektim

Hoxhë Halil Avdulli

Parimi themelor i kësaj bote është se ka mangësi, shqetësime dhe të meta…

Nuk ka martesë ideale, nuk ka miqësi të përsosur, nuk ka punë të përsosur të rehatshme pa lodhje…

Nuk ka tregti që fiton apo humbë gjithmonë, nuk është jeta veç lule, nuk ka vend pa bezdi, gjithmonë dhe kudo ka diçka që të shqetëson…

Lironi mendjen tuaj nga pritjet jorealiste! Të gjithë vuajnë, por ka një ndryshim midis atyre që injorojnë dhe pajtohen… dhe atyre që hetojnë dhe detaizojnë…

Jeta është e bukur kur e trajtojmë si të paplotë, nuk është një parajsë e përjetshme! Trajtoje ashtu siç është, që të pushosh dhe t‘i rahatosh ata që të të rrethojnë!..

Hoxhë Halil Avdulli