Referendumi i mbajtur para 25 viteve për Republikën e Kosovës, është pëkujtuar sot në Kuvend nga deputeti i LDK-së Sabri Hamiti
Duke folur për këtë ngjarje tha se ky referendum konfirmoi vullnetin e popullit për liri e pavarësi.
“Prijësi i popullit të Kosovës i zgjedhur me votën e popullit Ibrahim Rugova, udhëhoqi procesin për liri e ndodhur në vitin 1999 për të kurorëzuar me pavarësi në vitin 2008 së bashku me kontributin e shumë gjeneratave tjera e luftën çlirimtare dhe së bashku me aleatët tanë. Ky referendum vendosi themelet e shtetit të lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Hamiti.