Ka nisur procesi i votimeve në doganat e Turqisë, në kuadër të referendumit të 16 prillit, ku qytetarët e këtij vendi do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për disa ndryshime kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këto kuti votimi të ngritura në të gjitha pikat doganore të vendit, mund të votojnë persona të cilët janë të regjistruar në regjistrin e zgjedhësve që jetojnë jasht vendit.
Votimet nisën në orën 08:00 sipas orës lokale, ndërsa qytetarët pasi kalojnë pikën e kontrollit të pasaportave ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Votimet në pikat doganore do të zgjasin deri në orën 17:00 të datës 16 prill, ditë kjo kur do të zhvillohet edhe referendumi.
Turqi, në aeroportet e Stambollit nis votimi për shtetasit turq me banim jashtë vendit
Në vendkalimet kufitare në aeroportet e Stambollit, Ataturk dhe Sabiha Gokcen ka filluar procesi i votimit të shtetasve turq të regjistruar që jetojnë apo udhëtojnë jashtë vendit, në kuadër të referendumit në Turqi në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Përgatitjet për votim në aeroportet janë kryer pak ditë më parë, dhe në to janë vendosur 12 kuti të votimit edhe atë në zonat e rezervuara për hyrje dhe dalje.
Shtetasit turq që jetojnë apo udhëtojnë jashtë vendit dhe ndodhen në regjistrin zgjedhor këtë mëngjes treguan pasaportat dhe kartat e identitetit, pas së cilës janë lejuar të votojnë. Qendrat e votimit u hapën në ora 8 sipas kohës lokale, dhe tashmë janë regjistruar radhë të gjata.
Në aeroportet e lartpërmendura do të mund të votohet deri më 16 prill deri në orën 17 sipas kohës lokale.
Qytetarët e Turqisë më 16 prill të këtij viti do të dalin në referendumin e shtatë që nga themelimi i republikës, dhe do të votojë për pakon e ndryshimeve kushtetuese të 18 amendamenteve të cilat u miratuan në dy raunde të votimit nga deputetët në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë.
Një nga pikat më të rëndësishme të pakos së ndryshimeve kushtetuese është futja e sistemit presidencial, i cili përfshin reduktimin e numrit të ministrive.
Gjithashtu, personi i cili zgjedhet për president nuk do të ndërpresë lidhjen me partinë e tij. Presidenti i vendit do të ketë fuqinë për të emëruar zyrtarë të lartë në administratën publike.
Ndryshimet kushtetuese përfshijnë ndryshime sipas të cilave numri i vendeve në parlamentin turk nga 550 do të rritet në 600. Mosha minimale për të hyrë në parlamentin turk do të ulet nga 25 në 18 vjet.