Kaloria është njësi matëse e energjisë që përmbajnë ushqimet e caktuara. Kjo njësi matëse është zbuluar nga Nikolas Klement 1924!! Për ndryshe është sasia e energjisë që i duhet ujit për të rritur temperaturën për 1 gradë celsius.
Përmbushja e nevojave ditore për meshkuj dhe femra për kalori ka dallime: meshkujt 2500 Kalori ndërsa Femrat 2000 Kalori.
Disa fruta dhe perime që përmbajnë në mënyrë natyrale kalori të cilat kur konsumohen rezultojnë si kalori negative ose kalori deficite pas tretjes. Duke iu referuar kësaj teorie, këto lloj ushqimesh shpenzojnë më shumë energji për tretjen e ushqimit,prandaj ato nxisin trupin të shpenzojnë më shumë kalori gjatë konsumimit të tyre.
Një studim i ri i Universitetit Munster në Gjermani, ka vërtetuar se reduktimi i kalorive e forcon memorien.
Është vërejtur se reduktimi i kalorisë te personat e moshuar, ndikon pozitivisht që të kujtojnë emrin e dikujt që e takojnë, ose e kujtojnë listën e gjërave që duhet të blihen në dyqan.
Studimi i bërë me 50 persona me peshë dhe mbi moshën 60 vjeçare, të gjinisë femërore dhe mashkullore, është realizuar në tri grupe të ndryshme.
Në përfundim të studimit, është vërejtur se vetëm me reduktimin prej 30% të kalorive është siguruar një përmirësim i dukshëm në memorien verbale për t’i kujtuar fjalët.
Në grupet tjera të studimit nuk është vërejtur ndonjë ndryshim. Në testet e gjakut të janë vlerësuar niveli i insulinës dhe parametri hsCRP i inflamacionit.
Performanca më e mirë sigurohet te grupi të cilit i janë reduktuar kaloritë. Për të forcuar dhe për të mbrojtur kujtesën në moshën e shtyrë, duhet të hamë ushqime me më pak kalori, dhe duhet të reduktojmë sasinë e ushqimit.
Ushqimet me zero kalori apo të ashtuquajtura ushqimet negative janë ato ushqime të cila djegin më shumë kalori se sa vetë përmbajtja e kalorive në to.