Ballina Ekonomi Reduktimi i furnizimeve me gaz dhe inflacioni do të ngadalësojnë më tej...

Reduktimi i furnizimeve me gaz dhe inflacioni do të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike

Me përjashtim të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Moldavisë, të gjitha vendet në Europën në zhvillim dhe Azinë Qendrore pritet t’i shpëtojnë recesionit në vitet 2022 dhe 2023.

Reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia dhe rritja e inflacionit në mbarë botën do të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike vitin e ardhshëm në Europën në zhvillim, sipas parashikimeve të reja nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Parashikimet, të përfshira në raportin e fundit nga BERZH mbi Perspektivat Ekonomike Rajonale, janë subjekt i rrezikut nëse lufta e Rusisë në Ukrainë përshkallëzohet ose vëllimi i eksporteve të saj të gazit bie edhe më shumë.

Për vitin 2023, banka tani parashikon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në rajon, me 3%, një rishikim me rënie prej 1.7% nga raporti më i fundit në maj.

Megjithatë, rishikimi në rritje për këtë vit ka të ngjarë të sjellë ngadalësim më të butë në terma realë, dhe vitin e ardhshëm, prodhimi pritet të jetë vetëm 0.5% më i ulët se parashikimi në fillim të kësaj vere.

Prodhimi në rajonet e shqyrtuara nga BERZH, tani pritet të rritet me 2.3% në vitin 2022 pasi konsumatorët në Europën në zhvillim, i rritën shumë shpenzimet pas pandemisë, në gjysmën e parë të vitit.

Kjo rriti përkohësisht konsumin, pavarësisht rënies së pagave reale, dhe çoi në zgjerim të mprehtë të deficitit të llogarisë korente në të gjithë Europën Qendrore.

“Këto janë kohë shumë shqetësuese për rajonet e BERZH-it dhe shumë ekonomi të përparuara”, thotë kryeekonomistja e BERZH-it, Beata Javorcik.

“Ndërsa po afrohet dimri, kostoja ekonomike e luftës së Rusisë në Ukrainë, po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Inflacioni mund të mos ketë arritur kulmin në rajonet e BERZH-it, pasi në shumë vende, rritja e kostove të prodhimit dhe çmimet e larta të gazit natyror, nuk janë reflektuar ende plotësisht në çmimet e konsumit”.

Rishikimet që nga maji janë ulur në gjysmën e parë të vitit. Rritja pritet të ngadalësohet ndjeshëm, në 1.3% në vitin 2023, për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me gaz dhe rritjes më të ngadaltë në vendet e zhvilluara europiane, në veçanti, Gjermania dhe Austria.

Në mënyrë të ngjashme, prodhimi në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet me 3.2% në vitin 2022 dhe të ngadalësohet në 3% në vitin 2023 (rishikim në rënie që nga maji). Rreziqet ndaj perspektivës ekonomike janë rritur, veçanërisht për shkak të dobësive fiskale të vendeve.

Exit mobile version