Redi Shehu: Çfarë prisnin zionistët e Tel-Avivit, që një popull të gjunjëzohet deri në zhdukje të plotë se kjo u shkon për shtat disave?

Sociologu, njëherësh opinionist i njohur në Shqipëri, Redi Shehu në mënyrë kronologjike ka paraqitur përpjekjet gati shekullore të Izraelit për zhbërjen dhe farosjen e popullit palestinez.

Përmes një postimi në Facebook, ndër të tjerash Shehu ka shkruar se themeli i konfliktit prej shtatë dekadash mes zionistëve dhe palestinezëve është përpjekja e dhunshme e qeverive të Tel-Avivit për të privatizuar në kurriz të civilizimeve të tjera, shenjtërinë e Jeruzalemit.

Po ashtu sociologu Shehu ka parashtruar një pyetje duke thënë: Çfarë prisnin zionistët e Tel-Avivit, që një popull të gjunjëzohet deri në zhdukje të plotë se kjo u shkon për shtat disave?

Ndërsa ka ilustruar krejt ngjarjen në Gaza me një thënie brilante të rilindasit Sami Frashëri.

“Nëse në një luftë armët rrëmbehen nga gratë, atëhere e drejta qëndron nga ana e tyre”.

Në Palestinë, armët janë marrë jo vetëm nga gratë por edhe nga fëmijët të cilët kanë parë të tërë familjen dhe shtëpinë e tyre të zhdukej brenda ditës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Themeli i konfliktit prej shtatë dekadash mes zionistëve dhe palestinezëve është përpjekja e dhunshme e qeverive të Tel-Avivit për të privatizuar në kurriz të civilizimeve të tjera, shenjtërinë e Jeruzalemit. Ky, është thelbi i gjithë asaj që ka ndodhur dhe ndodh atje. Për ta justifikuar këtë, sebepologjia pastaj është e pafund. Pasi i ke shembur mbi 20.000 komplekse ndërtimi palestinezëve, vrarë e zhvendosur miliona syresh, pasi i ke hequr të gjitha të drejtat civile, territoriale, pronësore, detare, ujore, nëntokësore e mbi tokësore, pasi i ke rrethuar dhe i lë pa ujë, pa drita, nuk lejon importin e mallrave të konsumit bazë, vret kalamajt që luajnë futboll në breg të detit në syrin e gazetarëve të huaj, pasi shtyp me buldozier aktivisten amerikane Rachel Corrie sepse po mbronte shtëpitë palestineze nga shembja e paligjshme, pasi burgos minorenë, shkatërron shkolla dhe terrorizon gratë dhe pleqtë, pastaj vjen e thua se kam të drejtën e mbrojtjes nga raketat e palestinezëve.

Çfarë prisnin zionistët e Tel-Avivit, që një popull të gjunjëzohet deri në zhdukje të plotë se kjo u shkon për shtat disave?

Sami Frashëri ka një shprehje brilante e cila thotë se “nëse në një luftë armët rrëmbehen nga gratë, atëhere e drejta qëndron nga ana e tyre”. Ne Palestinë, armët janë marrë jo vetëm nga gratë por edhe nga fëmijët të cilët kanë parë të tërë familjen dhe shtëpinë e tyre të zhdukej brenda ditës.

Ajo që ndodh me Izraelin është një hipokrizi aq e madhe sa i ka kaluar përmasat e një balone me gaz e cila është ngritur në ajër dhe pret vetëm t’i përfundojë gazi. Izraeli sot nuk është një shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ai është një lobim dhe vetëm kaq. Nëse ky lobim mbaron atëhere vështirë të gjendet më një shtet i tillë, sepse ai nuk është themeluar mbi bazat në të cilat ngrihet një shtet normal; ai është një sajesë që lajtmotiv të vetin ka padrejtësinë ndaj popujve dhe feve të tjera. Vetë lëvizjet hebraike në botë dalin dhe protestojnë kundra asaj që po bën shteti zionist i sotëm.