Reddit bën ndryshime për të mos lejuar më protesta në platformë

Rrjeti social tha se ndryshimi vjen në një kohë kur opsioni për të ndryshuar llojin e komunitetit është përdorur për të thyer platformën dhe shkelur rregullat.

Reddit ndryshoi rregullat në mënyrë të moderatorët e subreddit-eve përpara se të kalojnë një forum nga publik në privat fillimisht duhet të marrin aprovimin e administratorëve.

Prej shumë përdoruesve kjo shihet si një përpjekje për të parandaluar protesta të mundshme në të ardhmen pasi kërkesat do të duhet të aprovohen nga stafi i Reddit.

Nuk do të ekzistojë një mënyrë që subreddit-et të kalohen në private pa aprovimin e vetë Reddit.

Rrjeti social tha se ndryshimi vjen në një kohë kur opsioni për të ndryshuar llojin e komunitetit është përdorur për të thyer platformën dhe shkelur rregullat.

Siç duket protestat e vitit të kaluar lidhen me këtë vendim. Ishte kalimi i subreddit-eve nga publike në private një formë proteste vitin e kaluar nga moderatorët që shprehën pakënaqësi në lidhje me ndryshimet e çmimeve të API.

Mbi 8 mijë subreddit-e u bënë të paaksesueshme.