Reddit bëhet për herë të parë fitimprurës

Në 20 vite ekzistencë kompania asnjëherë nuk ka qenë fitimprurëse.

Reddit për herë parë është fitimprurës. Rrjeti social zbuloi ditën e Marte raportin më të fundit financiar duke treguar një fitim prej 29.9 milionë dollarësh krahas 3348.4 milionë dollarë të ardhura.

Në 20 vite ekzistencë kompania asnjëherë nuk ka qenë fitimprurëse. Që kur doli si kompani publike, Reddit raportoi humbje prej 575 milionë dollarësh në tre mujorin e parë që ishte në treg por humbjet u reduktuan në 10 milionë dollarë në tre mujorin e fundit.

Gjithashtu në muajt e fundit Reddit u rrit në 97.2 milionë përdorues aktivë në ditë, 47 përqind më shumë se një vit më parë. Numri tejkaloi 100 milionë përdorues në disa ditë tha Reddit.

Të ardhurat nga reklamimi u rritën në 315.1 milionë ndërsa të ardhura të tjera arritën në 33.2 milionë dollarë, kryesisht nga marrëveshjet e licencimit. OpenAI dhe Google kanë nënshkruar marrëveshje me Reddit për trajnimin e modeleve të tyre AI.