Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Redaktori i “Gulf News” vret gruan e tij, më pas e pranon...

Redaktori i “Gulf News” vret gruan e tij, më pas e pranon fajësinë

Një gazetar i njohur britanik ka pranuar në polici se e ka vrarë “aksidentalisht” gruan e tij.

Francis Matthew, redaktor i Gulf News, një gazetë në gjuhën angleze e cila qarkullon në Emiratet e Bashkuara Arabe, u arrestua më 4 korrik pasi gruaja e tij u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Jumeirah të Emirateve.

Fillimisht Mathew tha se 62 vjeçarja Jane ishte sulmuar gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tyre, megjithatë ai më vonë e pranoi se e kishte hedhur një çekiç në drejtim të saj, duke shtuar se “nuk kishte ndërmend ta vriste”.

“Provat e policisë zbuluan se gruaja vdiq nga një goditje e fortë në kokë, me një objekt të fortë. Kishte gjithashtu një mundësi që burri i saj të jetë i përfshirë në krim”, thuhej fillimisht në deklaratë.

Mateu pastaj “pranoi në polici se ai vet e kreu krimin” dhe “gjithashtu pranoi se e kishte sulmuar gruan e tij duke hedhur një çekiç në drejtim të saj, por ai tha se nuk donte ta vriste”.

“Prokurori publik e ka akuzuar bashkëshortin me vrasje me paramendim në përputhje me kodin penal federal, dhe hetimet vazhdojnë në këtë rast,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Çifti u martua në vitin 1985, dhe ata kanë jetuar në Dubai për më shumë se 30 vjet.

Abdul Hamid Ahmed, kryeredaktori i Gulf News, tha se gazeta ishte “e tronditur dhe e pikëlluar në këtë tragjedi”. /MESAZHI/

 

Exit mobile version