Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut nga Shqipëria është diskutuar mbi zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Maqedoni, me ç‘rast si mysafir në cilësinë e analistit politik për të diskutuar në këtë temë ishte i ftuar edhe gazetari(kryeredaktori) i gazetës “Expres” nga Kosova, Berat Buzhala. Ky i fundit duke dashur të sqarojë karakterin fetar të Lëvizjes BESA si forcë e re në politikbërjen shqiptare të Maqedonisë, ka akuzuar edhe televizionin dhe revistën Shenja si mbështetëse të tyre, dhe lidhjet me ish kryetarin dhe kryeministrin e Turqisë, Dautoglu nëpërmjet shtëpisë botuese Logos-A, shkruan Almakos.
Me të dëgjuar këto akuza, ishin të menjëhershme reagimet e redaksisë së tvShenjës në krye me Ismail Sinain.
Statusi i kryeredaktorit të TVShenjës:
“Të bësh aluzion dashakeq – për motive politike – të emrit të TV Shenjës ose të revistës mbarëkombëtare Shenja, përveç që është kulmi i ligësisë, flet edhe për nivelin skajshmërisht të ulët të disa llafexhinjve (nuk meritojnë të quhen “opinionistë”) që – për pare – shesin gjithçka. Kjo është njësoj sikur të themi se “expres” e ka këtë emër për shkak se – lexuar së prapthi – i bie të jetë “serpske” dhe të thuhet se është portal serb në gjuhën shqipe. Neveritje pa fund”, ka shkruar kryeredaktori i tvShenjës, Ismail Sinani në rrjetin social facebook.
Statusi i redaktorit të TVShenjës:
“Ky spiuni serb, po de Berat Buzhala, sërish e paska kritiku TV Shenjën. Sa qejf kur për çdo ditë merr konfirmime se je në rrugë të drejtë”, ka shkruar redaktori i tvShenjës, Benjamin Arifi.
Statusi i gazetarit të TVShenjës:
“Dallimi mes TV SHENJA dhe EXPRESS-it te Buzhales eshte se:
1. Ne Shenja ka nje emision per librin “Fjala” e te Buzhalla ka thash-e-theme,
2. Ne Shenja ka nje emision kulture “Ku e patem fjalen” e te Buzhala sex skandale,
3. Ne Shenja ka nje emision filozofik “Pikepamje” ku diskutojne filozof boterore e vendor, e tek Buzhala gey-kauza dhe striptiz stars,
4. TV SHENJA kerkon llogari nga qeverite qe marin mandat dhe duhet te japin llogari e Buzhala kerkon llogari nga opozita (edhe ne Kosove edhe ne Maqedoni) pse ata jane kunder pushtetit.
5. TV SHENJEN e shan Buzhala, ndersa Buzhalen e shajne gjithe shqiptaret…
…ETJ
P.S. Meqe Buzhala hyri ne analizen e emrave te mediave atehere i sugjeroj ta lexoje mbrapsht emrin e mediumit te tij EKSPRES = SERPSKA”, ka shkruar në rrjetin social facebook, gazetari i tvShenjës, Arben Zeqiri.