Ballina Ekonomi Reçica njofton pensionistët: Nuk jeni të obliguar të paraqiteni në zyrat e...

Reçica njofton pensionistët: Nuk jeni të obliguar të paraqiteni në zyrat e pensioneve, pagesa do t’iu realizohet pa asnjë ndalesë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se të gjithë pensionistët deri në kalimin e situatës pandemike nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Reçica ka theksuar se të gjithë do t’iu realizohet pagesa e pensioneve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate.

Postimi i plotë:

Njoftim për të gjithë pensionistët e Kosovës

Me qëllim të parandalimit të COVID-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.

Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.

Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit. 

Exit mobile version