Përbërësit:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 10 gr propolis
- 50 ml vaj luledielli
- 50 gr dyllë blete
Përgatitja:
Përzieni mjaltin me propolisin fort derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer derisa të bëhet e fortë.
Merrni një enë tjetër dhe në të hidhni vajin e lulediellit dhe dyllin e bletës. Lërini në temperaturë të ulët derisa të ziejë. Më pas, hiqeni enën dhe lëreni të ftohet pak.
Kur kjo përzierje të arrijë 60-70 gradë celsius, shtojini përzierjen e parë (mjaltin dhe propolisin) dhe përziejini bashkë.
Futeni përzierjen në frigorifer në një kavanoz qelqi.
Përdorimi:
Formoni me përzierjen suposto, të cilat duhet t’i mbani në ngrirje të thellë në frigorifer. Çdo natë lani zonën me ujë të ftohtë dhe më pas vendosni një supost të tillë. Bëjeni këtë çdo natë, derisa hemoroidet tuaja të shërohen./Mesazhi/