Ballina Kuzhinë Receta të shpejta qepujka të embla tigani – si të përgatisni recetën...

Receta të shpejta qepujka të embla tigani – si të përgatisni recetën e shpejtë

Perfekte si një pjatë e dytë dhe me aromë fantastike, që do ta mbushë shtëpinë e do t’ju kënaqë më së miri nepsin.

Po ashtu, vetitë ushqyese të qepujkave, do t’i shtojnë më tepër vlera regjimit tuaj ushqimor.

Përbërësit

600 gr qepujka
50 gr sheqer kaf
20 ml ujë
50 gr gjalpë
50 ml uthull molle
Trumzë për shije edhe për të shërbyer
Piper dhe kripë për shije

Përgatitja

Bashkoni sheqerin kaf dhe ujin në një tigan që nuk ngjit dhe lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrihet.

Në një tigan tjetër shtoni 30 gramë gjalpë dhe lëreni të shkrijë. Pjesën tjetër të gjalpit vendoseni në ngrirje.

Pasi gjalpi të shkrijë, hidhni në tigan qepujkat, kripën, piperin dhe lërini në zjarr për 2-3 minuta.

Shtoni uthullën e mollës dhe trumzën dhe vazhdoni edhe për 30-40 minuta në zjarr shumë të ulët.

Në fund, kur qepët të jenë zbutur dhe lëngu të jetë trashur, shtoni gjalpin e ngrirë të prerë në copa të vogla, duke e trazuar derisa të shkrijë.

Shërbejini qepët, së bashku me salcën me sheqer dhe me disa degë trumze të freskët.

Exit mobile version