Ballina Uncategorized Receta shumë e thjeshtë e brioshëve me tre përbërës

Receta shumë e thjeshtë e brioshëve me tre përbërës

Një briosh shtëpie dhe një filxhan me kafe apo çaj do të ishte zgjedhja ideale për një mëngjes të lehtë, të shijshëm për të nisur ditën me humor të mirë e pozitivitet
Ku Lindi Brioshi, Në Austri Apo Francë?

Njerëzit shpesh mendojnë se brioshi është një krijesë e ëmbël e Francës, megjithatë, vendlindja e saktë e brioshit është Viena e Austrisë.

Ekspertët vienezë kanë qenë të parët që kanë krijuar ‘kipferi’ një gatim me petë në formën e gjysmë-hënës i mbushur me gjëra të ëmbla dhe arrorë.

Historitë dhe gojëdhënat për këtë ëmbëlsirë datojnë që në shekullin e 13-të.

Fama e brioshëve mendohet që arriti kulmin falë debulesës që Dukesha Maria Antoinette kishte për këto gatime të ëmbla dhe që i bëri të preferuarit e shoqërisë.

Vetëm në gjysmën e parë të shekullit të 20-të brioshët nisën të piqeshin nga bukëpjekësit francezë dhe pas luftës së dytë botërore, nisi prodhimi masiv i tyre.

Në AgroWeb.org do të mësoni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e brioshëve me vetëm tre përbërës, pa pasur nevojë të jesh një bukëpjekës francez.
Përbërësit:

500 gr miell
100 gr sheqer
150 gr gjalpë
Një filxhan çaji kos natyral
3 të verdha vezësh
Një lugë e vogël me kanellë pluhur
Gjysëm kavanozi çokokrem

Përgatitja:

Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe sheqerin. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzjerë mirë me njëra tjetrën.

Më pas shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe kanellën dhe vijojmë t’i përzjejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.

Më pas brumin e mbështjellin me një letër kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer.

E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.

Më pas, petën e presim në forma trekëndore.

Në secilin prej trekëndëshat hedhim nga një lugë çokokrem.

I mbyllim në formë roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e brioshit.

I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.

Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, brioshët i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë.

I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen.

Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë i spërkasim me pak sheqer pluhur.

Exit mobile version