Receta për xhem shtëpiak prej kumbulle

Ju nevojiten:

6 kg kumbulla
2 kg sheqer
1 degëz lule blete apo sherbele

Përgatitja:

Lani mirë kumbullat. Me kujdes hiqni bërthamat dhe bishtat pastaj i hidhni në një tenxhere të madhe të cekët.

Sheqerin hidheni sipër kumbullave dhe të gjitha vendosni në pllakë shporeti.

Lëreni që xhemi të zihet mirë, ndërkaq rregullisht përzieni që të mos ngjiten në fundin e tenxheres.

Derisa xhemi zien ngadalë shtoni ose degëzën e lule bletës apo të sherbeles në mënyrë që të marrë notën e pazakonshme të erëzave bimore.

Në fund të zierjes nxirrni degëzat nga xhemi.

Kur të mbetet gjurma e lugës në fundin e tenxheres, do të thotë që xhemi është gati.

Kavanozat lani mirë dhe pastaj futni në furrë dhe nxehni. Në kavanozat e nxehur hidheni xhemin e nxehtë.