Kjo ëmbëlsirë për shumicën është e preferuar, mirëpo përgatitja e saj kërkon kohë.
Prandaj po ju sjellin tani recetën për ëmbëlsirën e katrorëve të kokosit, e cila i ka të gjitha shijet e origjinalit të preferuar.
Përbërësit:
– 1 paketë biskota,
– 100 g çokollatë të zezë,
– 2 dl qumësht,
– 2 dl ajkë të ëmbël,
– 250 g kokos.
Përgatitja:
Thyeni çokollatën në katrorë dhe qiteni në një enë të thellë.
Shtoni qumështin dhe ajkën e ëmbël, dhe që të gjitha ngrohni në zjarr të lehtë duke i përzier vazhdimisht derisa të homogjenizohen të gjithë përbërësit.
Lini të ftohen.
Biskotat njomni në krem dhe pastaj në kokos.
Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni të gjitha biskotat.