Receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi

Recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Përbërësit

4 racione mish viçi

500 gr makarona elb

4 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 karotë

3-4 domate, 1 lk sheqer

1 koncentrat pule

Kripë, piper

100 gr djathë të verdhë

Përgatitja

Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë, transmeton BallkanWeb.

Shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende.

I trazojmë mirë përbërësit i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule.

Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët.