Guxoni të përzieni një recetë tradicionale si pasha qoftet me diçka praktike duke realizuar një recetë që kërkon pak minuta.
Përbërësit:
- 12 qofte (pasha qofte)
- 400 ml salcë domatesh
- 2 thelpinj hudhër
- vaj ulliri
- 1 lugë çaji sheqer kaf
- 100 ml ujë
- kripë
- rigon
Përgatitja:
Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh.
Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.
Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet.
Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.