Receta për iftar: Qofte me salcë në furrë

Guxoni të përzieni një recetë tradicionale si pasha qoftet me diçka praktike duke realizuar një recetë që kërkon pak minuta.

Përbërësit:

  • 12 qofte (pasha qofte)
  •  400 ml salcë domatesh
  •  2 thelpinj hudhër
  •  vaj ulliri
  •  1 lugë çaji sheqer kaf
  •  100 ml ujë
  •  kripë
  •  rigon

Përgatitja:

Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh.

Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.

Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet.

Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.