Nuk ekziston një mënyrë më e mirë për të shijuar perimet dhe për të marrë më të mirat e tyre se sa t’i gatuash në furrë…me një recetë të thjeshtë, të shpejtë dhe një kombinim shumë të shëndetshëm.
Përbërësit
1 patëllxhan
1 kungull
3 patate
4 domate të pjekura mirë
2 thelpinj hudhër
vaj ulliri
trumëz
piper
kripë
Përgatitja:
Përgatisni një tavë pjekjeje duke e lyer me vaj e hudhër
Përgatisni perimet, duke prerë kungullin, patëllxhanin, patatet dhe domatet në kubikë e më pas vendosini në tavë.
Shtojuni kripë, piper, trumëz dhe pjesën e mbetur të vajit të ullirit
Futini në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius dhe piqni për 40 minuta
Shërbejjini të ngrohta ose të vakëta sipas dëshirës.