Kjo është një recetë e mrekullueshme petullash, që kurrë nuk do t’ju zhgënjejë, na besoni. Vetëm se ka një sekret të vogël që sot do ta ndajmë me ju. Ju duhen pak përbërës, por më shumë durim dhe kohë.
Përbërësit:
Qumësht, vezë, maja, miell, sheqer dhe kripë!
Përgatitja:
Rrihni dy vezë në një tas. Më pas shtoni një gjysme gote qumësht të ngrohtë. Në gotën me pjesën tjetër të qumështit, shtoni një lugë çaji, maja. Përziejini mirë më pas hidheni te vezët. Pasi ta keni trazuar edhe një herë vezët me qumështin shtoni një lugë të vogël kafeje me kripë dhe dy me sheqer. Në fund miellin. Kujdes, pasi brumi nuk duhet të jetë shumë i fortë.
*Shënim: Nëse doni shumë masë, dyfishoni produktet.
Lëreni brumin të vijë për të paktën 30 minuta në një ambient të ngrohtë. Mund ta vendosni në furrën e sobës së ngrohur pak. Pasi gjysmë ore, trazojeni edhe një herë brumin, dhe lëreni të vijë sërish. Pas rreth gjysmë ore, ato do të jenë gati për t’u skuqur. Nxehni në një tigan vajin dhe më pas me një lugë hidhni pak nga brumi. Mund të shijohen me djathë, reçel apo mjaltë. Perfekte për këtë pasdite të diel me shi.