Receta e thjeshë dhe e shijshme e antipastave me salmon

Fresh salmon with dill food photography recipe idea

Antipastat me salmon janë të shijshme dhe përgatiten në vetëm pak minuta.

Një meze e përsosur për t’u shërbyer edhe në raste festash. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • Disa feta bukë
  • 3 feta salmon i tymosur
  • Krem djathi
  • Gjalpë
  • Piper i zi
  • Qepët e njoma të thara për shije (sipas dëshirës)

Përgatitja

Me ndihmën e një forme rrethore me diametër rreth 5 cm, prisni bukën.

Vendosini fetat në një tigan të nxehtë me pak gjalpë dhe i lëmë të skuqen lehtë nga të dyja anët.

Pasi të jenë gati, transferojini në një pjatë dhe lërini të ftohen.

Më pas lyeni bukën me një shtresë të hollë krem djathi, shtoni pakëz salmon dhe spërkatini me erëzat e recetës.

Antipastat mund të ruhen në frigorifer në një enë hermetike, maksimumi 1 ditë.