Ballina Kuzhinë Receta e Sytliaçit me kinoa

Receta e Sytliaçit me kinoa

Kinoa konsiderohet si një superushqim falë vlerave të mëdha ushqyese që përmban.

Kjo farë e vogël është një burim shumë i madh i vitaminave, mineraleve, fibrave dhe nuk përmban yndyrna.

Njihet si një burim i mirë fibrash, prandaj ju mban të ngopur gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme.

Kjo farë mund të përfshihet në gatime të ndryshme, që nga të kripurat deri tek të ëmbëlat.

Sot AgroWeb.org ju njeh me mënyrën se si t’a përfshinin në recetën e sytliaçit.

Kjo ëmbëlsirë që zakonisht përgatitet me oriz, bëhet edhe më e shijshme dhe ushqyese falë përdorimit të kinoas. Ndiqni më poshtë recetën.

Përbërësit

  • 180g kinoa
  • 950 ml qumësht
  • 70ml shurup panje ose sheqer
  • 1 e ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • ¼ lugë çaji kripë

Përgatitja

Vendosni kinoan në një kullesë rrjetë. Shpëlajeni mirë me ujë të ftohtë dhe lëreni të kullojë.

Në një tenxhere të mesme (afërsisht 3 litra), kombinoni kinoan, qumështin, shurupin e panjës, vaniljen, kanellën dhe kripën.

Lëreni të vlojë mbi nxehtësinë mesatare. Më pas ulni nxehtësinë në të ulët dhe mbulojeni, duke e lënë kapakun pak të hapur në mënyrë që të mund të dalë pak avull.

Ziejeni masën për 25 minuta, duke e trazuar çdo 5 minuta.

Hiqini kapakun dhe vazhdoni zierjen për 5 minuta të tjera ose derisa masa të jetë mpiksur dhe kinoa të ketë thithur pjesën më të madhe (por jo të gjithë) të qumështit. Hiqeni nga zjarri.

Hidheni në enë dhe lëreni të ftohet për disa minuta përpara se ta shërbeni.

Spërkateni me kanellë dhe nëse dëshironi mund të shtoni edhe arra.

Exit mobile version