Receta e shpejtë dhe e lehtë e omëletës me makarona

Shumë e dinë recetën dhe çmenden pas saj! Omëleta me makarona është një pjatë e thjeshtë por shumë e shijshme, e përgatitur zakonisht me makarona të mbetura nga një vakt më parë.

Ky është një vakt perfekt si për një drekë ashtu edhe nëse konsumohet si një pjatë e vetme për një darkë të shpejtë familjare.

Përbërësit

  • 150 g spageti
  • ½ qepe
  • 3 vezë
  • 1 karotë
  • 200 gr bizele
  • 200 g djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri ekstra i virgjer
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Nëse makaronat nuk janë ato të një vakti më parë, filloni me zierjen e tyre.

Ndërkohë që makaronat ziejnë, ngrohni pak vaj ulliri në një tigan dhe më pas skuqni gjysmën e qepës dhe karotës të prera në kubikë. Shtoni bizelet, pak kripë dhe kaurdisini për disa minuta.

Merrni një tas të madh dhe në të thyeni vezët. Më pas hidhni kripë e piper për t’i dhënë shije dhe rrihini me një pirun.

Shtoni parmixhanin e grirë dhe salcën, dhe përziejini derisa përbërësit të bashkohen mirë.

Kur makaronat të jenë gati, kullojini dhe trasferojni direkt në tasin e përzierjes me vezë.

Shtoni djathin dhe përziejini mirë përbërësit.

Tani kalojini makaronat në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini për rreth 4 minuta nga secila anë, duke e kthyer omëletën nga ana tjetër me ndihmën e një kapaku.

Omëleta me makarona është gati për t’u shijuar.