Ballina Kuzhinë Receta e shijshme e kremit ​​me fasule

Receta e shijshme e kremit ​​me fasule

Kremi i fasuleve është një konsistencë e shijshme, e shkëlqyer për t’u shijuar me bukë të thekur.

Ju mund ta shërbeni edhe si meze të lehtë, për të shoqëruar perimet e stinës të pjekura në skarë, ta përfshini në sallatë ose të mbushni me të sanduiçin tuaj.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me këtë recetë të lehtë dhe të shpejtë, që përgatitet në pak minuta.

Përbërësit

  • 220 g fasule të ziera
  • 1 presh
  • 1 lç rrënjë xhenxhefil të freskët
  • ½ limon
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i kuq djegës për shije

Përgatitja

Filloni duke zier fasulet dhe më pas duke kulluar ujin. Ju mund të përdorni edhe fasule të gatshme, mjaftoni t’i shpëlani në ujë të rrejdhshëm.

Pas këtij hapi, trasferojini fasulet në një enë. Shtoni aty edhe preshin e prerë, xhenxhefilin e qëruar, lëngun e filtruar të limonit, pak piper dhe kripë për shije.

Hidhni në fund vajin e ullirit dhe përpunojini me mikserin e dorës derisa të përftoni një krem ​​të butë dhe pa kokrriza.

Kalojeni kremin e fasuleve në një tas të vogël dhe zbukurojeni me feta limoni të prera në trekëndësha të vegjël, me disa kokrra fasule dhe spërkateni me piper të kuq.

Mbajeni kremin me fasule në frigorifer, të mbuluar dhe konsumojeni brenda 3 ditësh.

Exit mobile version