Ballina Kuzhinë Receta e ëmbël e kekut me mollë – Provoni shijen e vjeshtës

Receta e ëmbël e kekut me mollë – Provoni shijen e vjeshtës

Mollët kanë qenë gjithmonë protagonistët e padiskutueshëm të ëmbëlsirave shtëpiake, siç është ky kek i shijshëm, i butë dhe plot aromë.

Ëmbësia dhe thjeshtësia e kësaj recete, t’ju bëjë ta dashuroni atë. Prandaj kënaqni shijen tuaj, por edhe të familjaëve, duke përgatitur këtë recetë që AgroWeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit
(për një kek me diametër rreth 22cm)

  • 930 g mollë
  • 200 g sheqer
  • 250 g miell 00
  • 100 g gjalpë
  • 150 g sumësht në temperaturë ambienti
  • 2 vezë në temperaturë ambienti
  • 1 limon
  • 16 g pluhur për pjekje për ëmbëlsira
  • ½ lç kanellë e bluar
  • 1 majë lç kripë
  • Sheqer pluhur për shije

Përgatitja
Për të bërë byrekun me mollë, fillimisht shkrini gjalpin lëreni mënjanë. Grini në rende lëkurën e limonit dhe e shtrydhni lëngun duke marrë rreth 30 g, më pas lërini mënjanë.

Qëroni mollët, pritini në katër pjesë, hiqni bërthamën dhe pritini në feta të holla.

Hidhini në një enë dhe spërkatini me lëngun e limonit, duke i përzier mirë. Kjo do t’i parandalojë që të nxihen.

Më pas kaloni në sitë miellin dhe pluhurin për pjekje, lërini mënjanë.

Tani hidhni në një tas të madh vezët dhe një pjesë të dozës së sheqerit.

Filloni ta rrihni me rrahësen elektrike dhe vazhdoni të shtoni sheqerin pak e nga pak.

Kur masa të fillojë të zbardhet, shtoni pak kripë dhe vazhdoni ta rrahni derisa të përftoni një masë të shkumëzuar.

Në këtë pikë, shtoni gjalpin e shkrirë dhe aromatizojeni me pluhurin e kanellës dhe lëkuren e limonit të grirë.

Vazhdoni ta rrihni masën dhe të shtoni ngadalë miellin e situr dhe pluhurin për pjekje.

Kur përbërësit të jenë bashkuar plotësisht, ulni shpejtësinë e rrahëses elektrike dhe hidhni qumështin.

Kur qumështi të jetë bashkuar plotësisht, ndaloni. Tani brumi është gati.

Kalojini mollët në një kullesë për të hequr lëngun e limonit dhe hidhini tek brumi.

Përziejini mirë butësisht me lëvizje nga poshtë-lart.

Kalojini në formën e kekut të lyer me gjalp dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180° për rreth 55 minuta.

Kur të piqeni lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta hiqni nga tava.

Spërkateni tortën sheqer pluhur dhe shërbejeni.

Exit mobile version