Ëmbëlsira e preferuar e verës për këdo janë pa dyshim akulloret, që veçse të shijshme edhe të freskojnë në ditët e nxehta. Por e dini që t’i përgatisni është më e lehtë nga sa mund ta keni menduar?!
Recetën e akullores e sjell Erida Kabashi, e cila ka sugjeruar që ta shoqëroni me kek me pjeshkë. Akulloren mund ta bëni me çdo frut që dëshironi, por në këtë rast Erida ka preferuar akullore me pjeshkë.
Përbërësit që ju duhen:
- 500 ml pana për ëmbëlsira
- 300 ml qumësht i kondesuar (panda)
- 2-3 pjeshkë
- 1-2 lugë gjelle sheqer (me dëshirë)
Mënyra e përgatitjes:
Rrahim panën për 4-5 minuta me blender dore, derisa bëhet si shkumë kremoze.
Shtojmë qumështin e kondesuar dhe e përziejmë.
Në blender grijmë 2-3 pjeshkë me 1-2 lugë gjelle sheqer dhe më pas ia shtojmë akullores, siç shihet në video në postimin e mëposhtëm.
E mbulojmë me qese plastike dhe e fusim në ngrirje përreth 7-8 orë, ose gjithë natën.
Sipas dëshironi, mund t’i hidhni brenda edhe fruta te thata apo copëza pjeshke.