Projekti pilot për Lirën Digjitale Turke ka kryer me sukses transaksionin e parë, ndërsa zhvillimi i këtij projekti do të jetë prioritet për vitin 2023.
Turqia ka zbatuar me sukses transaksionin e parë pagesor me lira digjitale, në Rrjetin Digjital të Lirës Turke, njoftoi Banka Qendrore të enjten.
Banka tha se do ta lejojë platformën e lirës digjitale për disa banka dhe kompani të teknologjive financiare të caktuara në vitin 2023, si dhe do të zbulojë fazat e avancuara të studimit pilot që do të zgjerojë më tej pjesëmarrjen.
“Studimet për aspektin juridik të Lirës Digjitale Turke demonstrojnë se identifikimi digjital është aspekt me rëndësi kritike për projektin”, thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore.
Ata shtojnë se studimet për kornizën ekonomike dhe juridike të Lirës Digjitale Turke si dhe kërkesat teknologjike për implementimin e saj do të jenë prioritet gjatë vitit 2023.