Qindra fëmijë së bashku kanë krijuar portretin e “Vajzës Rome”, duke e realizuar me 750 kilogramë bakllava, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e rinj të Shoqatës Ndërkombëtare të Mozaikëve (UMOSAD) në qytetin turk Gaziantep bënë mozaikun e “Vajzës Rome” prej 6.160 copë të bakllavasë.
Ndërkohë shefi i delegacionit të jurisë botërore për rekorde të fëmijëve, Orhan Kural, me këtë rast uroi fëmijët për suksesin e madh dhe shtoi se është tejet i gëzuar që mund të konfirmojë se është realizuar rekord me mozaikun me sipërfaqe prej 39 metra katrorë.
Ekspozita e mozaikut është bërë në qendrën tregtare Primemall, me rastin e 95-vjetorit të çlirimit të Gaziantepit. Në prezantim ishte i pranishëm edhe kryebashkiakja e Gaziantepit, Fatma Sahin e cila me këtë rast uroi fëmijët për suksesin.
“Prapa nesh është një vit i vështirë dhe i dhimbshëm. Të gjithë kemi pësuar shumë vuajtje gjatë 12 muajve të fundit. Le të jetë kjo vajza Zeugma dhe sytë e saj paralajmërim për vitin e ëmbël që vjen. Le të jetë viti 2017 vit i paqes. Nuk duam luftë, gjak dhe lot, por paqe dhe gëzim”, porositi Sahin.