Studiuesit kanë arritur të prodhojnë imazhe të parealizuara ndonjëherë të zemrës së foshnjave, që janë ende brenda në mitër.
Gratë shtatzëna u skanuan në MRI dhe kompjuterë të fuqishëm ndërtuan modele 3D të zemrave të foshnjave të tyre të palindura.
Ekipi nga King’s College London thotë se kjo do ndihmojë në përmirësimin e kujdesit ndaj foshnjave me sëmundje zemre kongjenitale (ose të lindura).
Në studim u përfshinë 85 gra shtatzëna foshnjat e të cilave ishin me sëmundje të zemrës ose të dyshuara të zemrës kongjenitale.
Një seri fotografish 2D të zemrës janë marrë deri tani nga kënde të ndryshme duke përdorur një makineri MRI. Por zemra e fetusit është e vogël, rreh shumë shpejt dhe fëmija lëviz në barkun e nënës, ndaj imazhet duket shumë të turbullta.
Por me programin e ri kompjuterik imazhet bëhen së bashku duke përshtatur rrahjet e zemrës dhe më pas ndërtohet një imazh 3D i zemrës, duke i dhënë mjekëve një pamje të qartë të anomalisë.
Sëmundjet kongjenitale të zemrës prekin deri në tetë në çdo 1.000 fëmijë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.
Sëmundjet e zemrës mund të shkaktohen nga infeksionet, ilaçet, ose të trashëgohen.