Realit i lëndohen edhe Mbappe e Bellingham

Lëndimet e lojtarëve te skuadra e Real Madridit nuk kanë të ndalur, pasi klubi spanjoll ka marrë edhe një goditje tjetër së fundmi.

Sulmuesi Kylian Mbappe dhe mesfushori Jude Bellingham janë në dyshim për ndeshjen kampionale kundër Getafes, që luhet të dielën.

Mbappe e Bellingham thuhet se kanë pësuar lëndime muskulore në humbjen e Realit 2:0 nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve dhe ditëve në vijim do të kuptohet shkalla e lëndimit pasi dy lojtarët do ti nënshtrohen kontrollimeve mjekësore.

Gjasat janë të mëdha që kjo dyshe të pauzoj kundër Getafes, në mënyrë që të jetë gati për duelin ndaj Athletic Bilbaos që luhet të enjten e ardhshme.

Real Madridi këtë sezon po përballet me lëndime të shumta dhe trajnerit Carlo Ancelotti i kanë mbetur pak opsione për 11-shen e parë.