Reali, tri ndeshje larg rekordit të madh të Santosit

Real Madridi është shumë afër një rekordi tjetër të madh.

Klubi mbretëror është vetëm tri ndeshje larg rekordit prej 70 ndeshjeve rresht ku ka shënuar së paku një gol.

Ky përbën një rekord fantastik për mbretërit, të cilët janë makineri e golave.

Së fundmi Reali nuk fitoi, por shënoi dy gola në përballje ndaj Valencias në shtëpi.

Tri ndeshjet e Real madridit janë ndaj Levantes, APOEL Nicosias dhe Real Sociedadit.