Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë në ndeshjen kundër Vilarrealit, duke e mposhtur me rezultat 3-2.
Villareal ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Trigueros në minutën e 50-të dhe Bacambu në minutën e 56-të.
Mirëpo Reali u kthye seriozisht në lojë, ku shënuan tre gola për tre pikë shumë të rëndësishme.
Bale ngushtoi avantazhin në minutën e 64-të, Ronaldo nga penalltia barazoi në minutën e 74-të, ndërsa fitoren Realit ia siguroi Alvaro Morata në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Reali merr kreun me 55 pikë, një më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.