Reali në “alarm”, lëndohet Mbappe

Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë në prag të derbit me Atletico Madridin, ndeshje kjo që luhet të dielën mbrëma në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Sulmuesi Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit.

Në fakt, Mbappe do t’i mungoj Real Madridit për tri javë pasi në duelin kundër Alavesit, të martën mbrëma ka lënduar muskulin e këmbës.

Reali triumfoi 3:2 ndaj Alavesit dhe Mbappe realizoi një gol, përpara se të detyrohet të largohet nga fushë në minutën e 80-të.

Shkaku i lëndimit, sulmuesi francez do ta humb edhe ndeshjen me Lillen në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe atë ndaj Villarrealit në La Liga.

Mbappe 25-vjeçar, para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Realit si lojtar i lirë dhe deri më tani, ka shënuar 7 gola në 9 paraqitje në të gjitha garat.