Pas siguroi titullin e kampionit javën e kaluar, Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga. Të shtunën “Mbretërit” kanë shënuar fitore të thellë ndaj Granadas me rezultatin 4:0. Ndeshja i ka takuar xhiros së 35-të të La Ligas.
Mbrojtësi i krahut Fran Garcia në minutën e 38-të shënoi për 1:0. Turku Arda Guler e shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Dy golat e fundit në ndeshje i shënoi marokeni Brahim Diaz në minutat 49-të dhe 59-të.
Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni luajti 81 minuta te Granada.
Gjiganti spanjoll në mesjavë u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve. Në gjysmëfinale Reali e eliminoi Bayern Munchenin.
“Los Blancos” renditen në pozitën e parë në La Ligë me 90 pikë, kurse Granada është në pozitën e parafundit në tabelë me 21 pikë.