Reali mposht Interin

Real Madridi më në fund është këndellur në Ligën e Kampionëve duke fituar me rezultat 3 – 2 ndaj Interit.

Ishte Karim Benzema që përfitoi nga gabimi në mbrojtje i Achraf Hakimit duke kaluar portierin dhe zhbllokuar rezultatin (25′), shkruan lajmi.net.

Pas tetë minutave, Sergio Ramos pas harkimit të Toni Kroos dyfishoi shifrat, derisa një aksion i bukur dhe super asistim i Barellas bëri që Martinez të ngushtojë epërsinë.

Në pjesën e dytë, Ivan Perisic barazoi shifrat pas asistimit të Lautaro Martinezit (68′).Golin e fitores për Realin e shënoi Rodrygo në minutën e 80-të.Pas kësaj fitore, Reali ngritët në pozitën e tretë me katër pikë, derisa Interi qëndron në fund me dy sosh.