Telashet e Real Madridit me lëndimet e lojtarëve nuk po kanë të ndalur.
Së fundmi, Real Madridi ka mbetur edhe pa lojtarin kryesor, brazilianin Vinicius Junior që është dëmtuar në fitoren 3:0 ndaj Leganesit, të dielën mbrëma në kampionat.
Vinicius ka lënduar muskulin e këmbës dhe është i detyruar të pauzoj të paktën për një muaj, kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle.
Kështu që, Viniciusi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti për gjashtë ndeshjet e ardhshme, katër në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve.
Ai do ti mungoj Realit në duelet kundër Liverpoolit, Getafes, Athletic Bilbaos, Gironas, Atalantas dhe Rayo Vallecanos.
24-vjeçari këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 8 asistime në 18 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat.