Reali konfirmon transferimin e Bellinghamit

Real Madridi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e futbollistit të ri anglez Jude Bellingham.

Bellingham ka firmosur me Realin kontratë gjashtëvjeçare.

Të enjten do të mbahet konferencë për media ku do të prezantohet Bellinghami.

“Real Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë rënë dakord për transferimin e futbollistit Jude Bellingham, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë edicionet e ardhshme. Nesër, të enjten më 15 qershor, në ora 12:00 në zyret e Real Madridit do të mbahet ceremonia e prezantimit të Jude Bellingham si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas, Jude Bellingham do të dalë para mediave”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Klubi spanjoll s’e ka konfirmuar shumën e transferimit, por mediat spanjolle raportin se bëhet fjalë për më shumë se 100 milionë euro të shpenzuara.