Real Madridi është treguar skuadër e papërmbajtshme ndaj Alavesit në udhëtim.
Mbretërit kanë mposhtur Alavesin në shtëpinë e tyre, me rezultat 1:4.
Edhe pse vendasit të parët kaluan në epërsi në minutën e 7’ me anë të Deyverson, Reali arriti të përmbys gjithçka, për të shënuar katër gola.
Ronaldo arriti të përmbys gjithçka duke shënuar në minutat 17’ dhe 34’.
Në minutën e 84’, Morata dyfishoi epërsinë në 1:3.
Dhe për të vulosur fitoren u përkujdes sërish portugezi Ronaldo, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë ndeshje, dhe të katërtin për Realin, që në La Liga kryeson me 24 pikë.