Real Madridi nuk ka lejuar befasi të shtunën në “Santiago Bernabeu”, dhe ka mposhtur 2:0 Villarrealin e vendit të tretë.
Federico Valverde dhe Vinicius Junior shënuan gola të bukur për t’ia siguruar fitoren skuadrës Carlo Ancelottit.
Fillimisht, mesfushori uruguaian shënoi gol të bukur në minutën e 14-të e më pas me një goditje të fuqishme shënoi edhe braziliani.
Reali tash barazon pikët me lideren Barcelona. Të dyja kanë nga 21 sosh, por katalanasit do të luajnë nesër në udhëtim te Alavesi.
Villarreali ka 21 pikë.