Real Madrid ka marr tre pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Valencias.
“Mbretërit” fituan me përmbysje, ku rezultati përfundimtar ishte 1-2.
Valencia shkoi në pushim me epërsi, me golin e Hugo Duro, në minutën e 27-të.
Jude Bellingham kishte mundësinë për të barazuar rezultatin, por gaboi nga penalltia në minutën e 55-të.
Pesë minuta më vonë, Mbappe shënoi gol por u anulua nga VAR.
Në minutën e 79-të, Reali mbeti me një futbollistë më pak, pasi Vinicius Junior u ndeshkua me karton të kuq.
Por kjo nuk i pengoi mafrileneve ta përmbysnin rezultatin.
Luka Modriç erdhe nga stoli dhe barazoi rezultatin në minutën e 85-të.
Fitoren Realit ia solli Bellingham, i cili shënoi golin e fitores në 90+6, duke përmirësuar gabimin.
Me këtë fitore, Reali rimerr kreun e tabelës me 43 pikë, dy më shumë se Atletiko Madrid.
Në anën tjetër, Valencia renditet e parafundit në tabelë, me 12 pikë të grumbulluara.