Skuadra e Real Madridit është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Bayern Munchen me rezultat 4-2.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë ndërsa, gjashtë gola u shënuan në të dytën dhe në dy pjesët e vazhdimeve. Të parët shënuan ekipi i Carlo Ancelottit me anë të Robert Lewandowskit, për ta barazuar pastaj rezultatin Crisitano Ronaldo në minutën e 76-të.
Menjëherë pas pak minutave Sergio Ramos shënoi në portën e tij, për t’ia dhënë epërsinë ekipit të Bayernit, të cilët e quan në vazhdime këtë ndeshje mjaftë të zjarrtë.
Por, çfarë ndodhi në minutën e 84-të referi i ndeshjes Kassai e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Artur Vidalin pa pasur asnjë kontakt me lojtarin e Real Madridit.
Të njëjtin gabim amatoresk gjyqtari i ndeshjes e bëri edhe në golin e minutës së 105-të, ku ylli portugez ishte një metër në ofsajd dhe pa marrë parasysh këtë gjyqtari e pranoi golin si të rregullt.
Me këtë gol të barazimit ekipi i Bayernit ra krejtësisht duke pranuar edhe dy gola në minutat e 110-të dhe 112-të, me anë të Ronaldos dhe Asensios.