Reali eliminohet nga Kupa e Mbretit

Real Madrid është eliminuar nga Copa del Rey në çerekfinale pasi është mposhtur në Santiago Berabeu nga Leganes me rezultat 2-1 (2-2 rezultati i përgjithshëm).

Javier Eraso kaloi Leganes në epërsi në minutën e 32-të me një supergol nga distanca.

Benzema barazoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa eliminimin Realit ja solli Gabriel me një gol në minutën e 56-të.

Sevilla, Valencia dhe Leganes në gjysmëfinale presin edhe fituesin e duelit Barcelona – Espanyol.