Real Madridi i është afruar më shumë titullit të kampionit, pasi e mposhti 4:1 Sevillan
Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”, pikë këto që i afrojnë edhe më shumë te titulli i kampionit të Spanjës.
“Los Blaqncos” fituan 4:1 në një ndeshje spektakolare me raste dhe gola në “Santiago Bernabeu”
Golat për Real Madridin i shënuan Nacho (10’), Cristiano Ronaldo (23’ e 78’) si dhe Toni Kroos (84’), derisa për Sevillan shënoi Stevan Jovetic (49’).
Pas kësaj fitore Reali ka shkuar në kuotën e 87 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona që e mposhti Las Palmasin, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.