Reali deklason Osasunen

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë kundër Osasunës në ndeshjen e javës së tretë të La Ligës.

Pjesa e parë ishte në dominim total të madrilenëve ku shënuan tre gola.

Ronaldo është kthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku vetëm pas gjashtë minutave lojë shënoi golin e parë për Realin.

Danillo (40’) dhe Ramos (45’) ishin golashënuesit që vendosën rezultatin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Reali nuk ndaloi ku shënoi dy gola që në fillim me anë të Pepe (56’) dhe Modric (62’).

Osasuna shënoi dy gola që shërbyen vetëm për ta zbutur avantazhin.

Riera (64’) dhe Garcia (79’) ishin golashënuesit e Osasunës.

Në javën e tretë Real Madridi kryeson tabelën me bilanc të qindpërqind, ku pas tre ndeshjeve ka po aq fitore, kurse Osasuna ka vetëm një pikë nga tre ndeshje të luajtura.