Real Madridit mposht Sevillën

Kylian Mbappe e hapi sfidën me supergol në minutën e 10-të, ndërsa ishte asistues në golin e katërt të Real Madridit.

Me shkëlqimin e sulmuesit Kylian Mbappe, Real Madridi të dielën fitoi me rezultatin 4:2 ndaj Sevillas, në ndeshjen e xhiros së 18-të, të fundit për vitin 2024.

Dy gola tjerë për madrilenët në pjesën e parë i shënuan Federico Valverde në minutën e 20-të dhe Rodrygo në minutën e 34-t.

Isaac Romero një minutë më vonë, e shënoi golin e parë për Sevillan.

Brahim Diaz në minutën e 53-të e shënoi golin e fundit për vendësit, ndërsa katër minuta para fundit, Dodi Lukebakio e vendosi rezultatin përfundimtar.

Real Madridi e mbyll vitin në pozitën e dytë me 40 pikë, një më pak se Atletico Madridi lider. Barcelona mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë.